Maqedoni
Universiteti “Nëna Terezë”, fillojnë përgatitjet për vitin e ri akademik
21.05.2016 15:07
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke punuar për hapjen e universitetit të ri “Nëna Tereza” në Shkup...

Anëtarët e komisionit amë të këtij universiteti të emëruar ditë më parë nga Qeveria, nga e dita e hënë fillojnë zyrtarisht me punë, duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për përzgjidhjen e stafit menaxhues të këtij universiteti, profesorët dhe konkurset ku duhet t’i përcaktojnë kuotat e pranimit, sqaron per TVM2 ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu.
Sipas tij, dyert e këtij universiteti do të hapen vitin akademik 2016-2017.
“Në kuadër të komisioneve amë do të fillojnë përgatitjet dhe ato do të krijojnë kushte për fillimin e përgatitjeve në universitet duke filluar me zgjidhjen e profesorëve, kuadrove, senatit e kështu me rradh. Sipas procedurave universiteti “Nëna Terezë” është paraparë të fillojë 2016-2017 diku shtator- tetorë besoj që do të jemi gati për pranimin e studenteve të parë në këtë universitet”, shprehet ministri i arsimit dhe shkencës Pishtar Lutfiu.
Universiteti “Nëna Tereza” është paraparë të vendoset në kazermën ushtarake Ilinden në Shkup, por deri në ndërtimin e të gjitha hapësirave t; nevojshme, i njëjti do të vendoset në ambiente të përkohëshme, sqaron Lutfiu.
“Sipas planit dhe gjitha paramentarave jemi duke punuar për të siguruar hapësira në kazermën e vjetër në Shkup, mirëpo fillimisht besoj se Qeveria do të sigurojë hapësira të përkohëshme derisa sa përfundojnë punimet në kazermën Ilinden”, shprehet ministri i arsimit dhe shkencës Pishtar Lutfiu.
Universiteti i ri “Nëna Terezë” do të ketë 5 fakultete dhe 14 programe studimore. Në të do të përfshihen fakulteti i ndërtimtarisë, shkencave të informatikës, teknologjisë, teknike dhe shkencave sociale ku dhe vërehet vite me rradh deficit e këtyre kuadrove.
Për herë të parë këtë viti akademik do të hapen dhe 2 fakultete të reja në kaudër të Universitetit të Tetovës, fakulteti pedagogjik dhe bujqësisë dhe biotehnologjisë.
REXHEP QAMILI
