Maqedoni

KShZ ka pezulluar aktivitetet zgjedhore, koha në dispozicion e mirseardhur

21.05.2016 15:15

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vendimin e fundit të Kuvendit për vetëshpërbërje KSHZ ka pezulluar të gjitha aktivitetet...

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vendimin e fundit të Kuvendit për vetëshpërbërje KSHZ ka pezulluar të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, thotë antari i këtij komisioni Subhi Jakupi.
 
Megjithatë KSHZ ka vazhduar me aktivitetet tjera të rëndësishme për procesin zgjedhorë sqaron Jakupi, duke shtuar se koha që do ta kenë në dispozicion është në favor të këtij procesi sidomos për pastrimin e Regjistrit Zgjedhorë thotë ai. 
 
“Nga kjo që ndodhi tash me ç’rast Gjykata Kushtetuese solli vendim të përkohshëm për ndërprerjen e aktiviteteve zgjedhore dhe normalisht që do të presim edhe javën që vjen që të marrin vendim përfundimtarë për çështjen e kësaj natyre KShZ respektoi këtë vendim dhe ndërpreu të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me zgjedhjet kurse sa u përket aktiviteteve tjera KShZ në bazë të kompetencave të veta që ka vazhdon me punën edhe më tutje për të gjitha çështjet të cilat janë të rëndësishme për organizim të zgjedhjeve kur do të jenë ato. Nga ajo e cila më tepër pritet nga KSHZ që të bëhet vazhdimsinë e pastramit të listës së zgjedhësve për ne kjo kohë do të na jetë e mirsëardhur për implementimin e kësaj çështje për të cilën na nevojitet si KShZ të fitojmë kredibilitet  nga të gjitha partite politike institucionet dhe gjithsesi edhe nga votuesit”, shprehet antari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
 
KSHZ nëpërmjet një plani aksional do të koordinojë aktivitetet e saja duke u koncentruar në pastrimin e regjistrit zgjedhorë sqaron Jakupi.
 
“Ne kemi në plan javën që vjen të kemi një ritrit punimi  për planin strategjik se si do të veprojmë në këtë drejtim dhe aty do të përcaktojmë edhe afatet tona mënyrën e punës me të cilën normal që do të jemi të koncentruar në pastrimin e listës së zgjedhësve por ia lë koh”, shprehet antari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
 
Jakupi nënvizon se KSHZ e mbështetur nga institucionet dhe partitë politike duhet të zhvillojë një fushatë të qetë në periudhen që vjen e cila do të krijojë një bindje të besueshme për regjistrin zgjedhorë.
 
NAIM RAMADANI