Botë

Paris rriten masat e sigurisë në aeroportin Charles de Gaulle, shkak rrëzimi i Airbus 320 të “EgyptAir”

21.05.2016 15:22

Autoritetet franceze kanë rritur masat e sigurisë në aeroportin e Parisit Charles de Gaulle dhe kanë nisur hetimet...

Autoritetet franceze kanë rritur masat e sigurisë në aeroportin e Parisit Charles de Gaulle dhe kanë nisur hetimet për lëshimet e mundëshme të cilat mund të jenë bërë nga ana e sigurimit të aeroportit.
 
Kjo vjen si pasojë e rrëzimit të Airbus 320 të “Egyptair” në orët e para të së enjtes dhe I cili kishte 66 persona në bord.
 
Tashmë hetimet e para franceze flasin për faktin se pak para rrëzimit të aeroplanit ka pasur tym. Por për më shumë informacion pritet zbardhja e kutive të zeza.
 
“Është më se e qartë se disa vende janë më të rrezikuar se të tjerët për këtë. Dhe kjo mund të jetë e fshehtë, nën ndikimin e radarit, kështu i lëmë faktet të flasin. Kjo është një çështje serioze, dhe hetimet janë duke vazhduar”, shprehet ish drejtuesi operativ për autoritetet fluturuese civile të B. së Madhe, Mike Vivian.
 
Pesë mesazhe të dërguara brenda pak minutash, mesazhi i parë lajmëronte për prani tymi në tualetin e avionit dhe më pas në aparaturat elektronike, elektrike dhe informatike që asistojnë punën e pilotit.
 
Më pas tymi është konstatuat edhe në komandot e pilotit automatik. Zëdhënësi i zyrës franceze të hetimeve u shpreh se ëshyë ende shpejt për të arritur në një përfundim duke u bazuar në këto mesazhe, prandaj pritet dhe ajo që do të dalë nga kutitë e zeza të avionit.
 
Ushtria e Egjiptit ka publikuar fotografitë e gjësendeve të gjetura gjatë kërkimeve në Detin Mesdhetë cilat tregojnë jelekë shpëtimi, pjesë të ulëseve dhe objekte me mbishkrimin EgyptAir.
 
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thënë se “të gjitha teoritë po hetohen” dhe se “asnjëra nuk favorizohet”.
 
LEUNORA KALIQI