Maqedoni

Kriza politike, diplomacia SHBA-BE rrit presionin

21.05.2016 15:32

Ardhja e diplomatëve të huaj për të ndihmuar daljen e vendit nga kriza, flet për një vlerësim të tyre se situata politike edhe më shumë është thelluar...

Ardhja e diplomatëve të huaj për të ndihmuar daljen e vendit nga kriza, flet për një vlerësim të tyre se situata politike edhe më shumë është thelluar, sidomos me rrethanat e reja që u krijuan, pas konvokimit e Parlamentit dhe ligjet e miratuara.
 
Kështu vlerëson profesori universitar, Ylber Sela, angazhimin e diplomatëve të huaj në vend.
 
Ai vitin 2016 e quan për Maqedoninë vit tranzicioni, prej së cilës do të varret ardhmëria e vendit. 
 
“Tash me ardhjen e diplomatit gjerman normalisht se është një mbështetje shtesë për shkak se kriza është thelluar edhe më tepër duke marrë parasysh rrethanat të ditëve të kaluara, unë shpresoj dhe mendoj që këto diplomat SHBA-BE dhe Gjermani besoj se do ta rrisin presionin, sanksionet ndaj politikanëve në Maqedoni që të gjindet vullnet politik për dalje nga kriza sepse pa vullnet politik nuk ka dalje nga kriza.Me rëndësi është që të fitojnë qytetarët dhe shteti ndërsa të humbin politikanët sepse ata e kanë sjellm këtë situatë tragjike dhe të papëqlqyer në Maqedoni”, shprehet profesori universitar Ylber Sela. 
 
Zgjidhje e vetme sipas Selës është formimi i një qeverie ekpertësh, por edhe nëse shkohet me qeveri ekspertësh, anëtarë nga katër partitë politike, përsëri nevojitet pëlqim i katër partive, prej ku ka gjasa që ndonjëra parti të mos dërgojë personat e vet dhe gjithsesi edhe atëherë nuk do të kemi ndonjë zgjidhje konkrete, rrjedhimisht sipas Selës, edhe në qeverinë e ekspertëve nevojitet vullnet politik.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU