Kulturë
Tetovë, koncert me këngë orientale
21.05.2016 15:51
Shoqëria Beshiktash e Stmbaollit mbrëmë më iniciativë të shoqatës për kulturë ARTAL nga Tetova, kanë perfomuar për artdashësit Tetovar...

Ata para publikut sollën kryesisht këngët e vjetra turke, por nuk kanë munguar edhe performimet tjera si instrumentale dhe performime të tjera muzikore të Rumelisë.
Ardhja e shoqërisë Beshiktash nga Turqia, nuk pati qëllim vetëm, performimin muzikor, por edhe nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi me Artalin e Tetovës, për bashkëpunime në të ardhmen në sferën e kulturës dhe artit muzikor.
“Qëllimi i këtij aktiviteti është që ne si shoqatë e Tetovës, të sjellim përmes artit prezantimin e kulturave të ndryshme. Jemi larguar pak sa nga rajoni jonë, Kosova Shqipëria dhe artistët vendas, dhe,m kësaj radhe deshëm të sjellim artistë nga Turqia, Beshiktashi i Stambollit që besoj se publiku Tetovar është ndar jashtëzakonisht i kënaqur”, shprehet Shkelzen Pajaziti nga ARTAL.
“Në kuadër të aktiviteteve jashtë programore, Ministria e Kulturës, sonte dha një mbështetje shoqatës Artal, e cila vepron në Tetovë dhe sot firmosi një protokoll bashkëpunimi me një shoqatë për kultivimin e këngës së vjetër qytetare në Stamboll, shoqatës Beshiktash. Shpresoj se në kuadër të këtij bashkëpunimi do të ndërtohet edhe një afërsi dhe bashkëpunim në drejtim të krijimit të urave të reja të miqësisë”, shprehet sekretari shtetëror në Ministrinë e kulturës Behixhudin Shehabi.
Përndryshe, ky nuk është eventi i vetëm i bashkëpunimit ndërkombëtarë mes Artalit nga Tetova dhe grupeve të ndryshme muzikore si Brenda po ashtu edhe jashtë Ballkanit.
VISAR SADIKI
