Maqedoni

Arritën tri përmendoret shqiptare, Agolli, Bageri dhe Bogdani vendosen në Shkup

21.05.2016 17:10

Tre përmendoret shqiptare të cilat janë pjesë e projektit Shkupi 2014 më në fund arritën në Shkup...

Këtu gjendemi përball kuvendit ku është vendosur përmendorja e Pjeter Bogdanit, ndërsa përmendorja e Josif Bagerit u vendos në afërsi të teatrit të ri te Maqedonise dhe ajo e Nexhat Agollit do te vendoset gjatë këtyre ditëve perball ndërteses së telekomit.
 
Ministresha e pushtetit lokal Shirete Elezi tha se punët po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.
 
Ndërsa në lidhje me atë se përse ende nuk është venduar përmendorja e Nexhat Agollit, ajo tha se ka pasur disa problem teknike, por punimet për ndërtimine bustamentit veçmë kanë filluar, anadaj sipas saj së shpejti do të vendoset edhe kjo përmendore. 
 
“Sot kemi dal në terren për ti parë punët nga afër, në lidhje me vendosjen e përmendoreve. Kemi të bëjmë për tre shtatore, edhe atë të Pejtër Bogdanit, Josif Bgaeit dhe të Nexhat Agollit. Dy vepmë janë vendosur, kurse për Nexhat Agollin kemi pasur disa pengesa teknike të cilat kemi arritur ti tejkalojmë. Është në ndërtimin e sipër ndërtimi i bustamentit dhe besoj se gjatë ditëve në vijim do të përmbyllet edhe vendosja e tij dhe do të përmbyllet projekti me sukses”, shprehet Shiret Elezi nga  ministrja e vetqeverisjes locale.
 
Përmendoret janë punuar në Itali dhe autori I veprës së Josif Bagerit shprehet I kënaqur me realizimin e këtij projekti. 
 
“Patëm një uzdhëtim të përbashkët në Itali, ku atje I gjetëm veprat dhe normalisht i zgjodhëm problemet të cilat kishin ngecur deri më tani. Ja sot është edhe akti final, pra dita ku ëndëra u bë edhe realitet, u bë edhe vendosja e shtatoreve në vendet ku sihte e poaraparë për tu vendosur”, shprehet autor i veprës së Josif Bagerit, Muhamer Sadiku.
 
Por edhe përkundër tentqativave që gjithçka të jetë në mënyrë të duhur, duket se ka disa lëshime në lidhje me datat e përmendoreve.
 
Në përmendoren e Pjetër Bogadnit është shënuar se ai ka lindur në vitin 1630 dhe ka vdekur në vitin 1686, por në realitet Pejtër Bogdani ka lindur më vitin 1626 ndërsa ka ndëruar jetë në vitin 1689.
 
ERSAN PAJAZITI