Komuna Qendër, reagim pas vendosjes së përmendoreve shqiptare
Komuna qendër reagon pas vendosjes së tri përmendopreve shqiptare, duke theksuar se nuk është e njoftuar lidhur më vendosjen e tyre...

Komuna qendër reagon pas vendosjes së tri përmendopreve shqiptare, duke theksuar se nuk është e njoftuar lidhur më vendosjen e tyre.
“Komuna Qendër njofton opinionin se aspak nuk është e njoftuar, dhe as që ka marrë pjesë në vendosjen e fshehtë të tre përmendoreve të personaliteteve të shquara shqiptare. Në stilin e tyre tanimë të njohur, natën, gjatë uikendit dhe para festave, larg syve të opinionit Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së ka vendosur tre përmendoret e mbetura, të porositura nga ish udhëheqësia e Komunës Qendër. Për këtë skenar, kryetari Zhernovski tanimë ka mbajtur konference për media në të cilën ka zbardhur lojën politike të Gruevskit dhe Ahmetit nga 2013-ta, kur qëllimisht është anuluar vendosja e vetëm këtyre tre përmendoreve”, njoftojnë nga Komuna Qendër.
Njëherit nga kjo komunë shprehin dyshimin se përmendoret mund të jenë vendosur nga Komuna e Çairit, duke paralajmëruar edhe padi penale ndaj saj.
“Në rast se konstatohet se Komuna Çair në mënyrë joligjore ka vendos përmendoret, ndaj saj do të ndërmerren të gjitha masat, përfshi edhe padi penale. Komuna qendër do të kërkoj nga Komuna Çair se përmes cilës procedure është bërë përzgjedhja e firmës që bën vendosjen e përmendoreve dhe cila është kompania e cila në mënyrë joligjore bën vendosjen e përmendoreve. Është më se e qartë se Komuna e Çairit nuk mundet e as që ka kompetenca të jep leje e përmendoreve në territor të ndonjë komune tjetër”, theksojnë nga Komuna Qendër.
Por nga Komuna e Çairit sqarojnë se kryetari Izet Mexhiti ka qenë i angazhuar në cilësinë e nënkryetarit të BDI-së dhe se Komuna e Çairit nuk ka qenë e përfshirë në vendosjen e përmendoreve.
