Maqedoni
LSDM: Falja do të anulohet tërsisht, të formohet qeveri teknike
21.05.2016 18:12
LSDM-ja opozitare vazhdon të mos pajtohet me ndryshimet në ligjin për falje të miratuar para dy ditësh në kuvend...

Sipas kësaj partie zgjidhja e vetme është shfuqizimi i gjitha faljeve.
"Falja do të anulohet tërësisht. Të gjithë që kanë shkelur ligjin do të përgjigjen. Edhe kjo do të ndodhë", shprehet deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov.
Njëherit nga kjo parti insistojnë në formimin e qeverisë teknike e cila thonë se do të formohet së shpejti.
"Kemi thënë që në momentin kur u bë tentimi për prishjen e qeverisë së Përzhinos, me qëllim që të fshehen kriminalitetet e qeverisë së Nikolla Gruevskit dhe kompanisë së tyre, se gjithçka që është bërë deri më tani do të shkelet, prandaj do të shkelet edhe kjo qeveri", shprehet deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov.
Sa u përket ndryshimeve në ligjin për falje të miratuara para dy ditësh nga ana e kuvendit, presidenti i vendit Gjorge Ivanov, ende nuk ka sqaruar hapat e tij të mëtutjeshëm, por vetëm ka theksuar se do të veproj në përputhje me ligin dhe kushtetutën dhe në interest ë shtetit dhe qytetarëve.
SANIJE DURAKU
