Revolucioni Laraman: Protestat deri në plotesimin e gjith kërkesave
Protesta e Revolucionit Laraman edhe sonte ka nisur këtu para Prokurorisë special, në shenjë mbështetje ndaj këtij institucioni...

Protesta e Revolucionit Laraman edhe sonte ka nisur këtu para Prokurorisë special, në shenjë mbështetje ndaj këtij institucioni, ndërsa në mesin e protestave kryesore protetuesit kanë tërheqjen e vendimit të presidenti Ivanov për abolimin e 56 politikanëve.
Hedhja e ngjyrës ndaj institucioneve nuk do të mungojë edhe sonte, ndërsa nga Lëvizja Protestoj thonë se nuk do të ndërpriten deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ku bën pjesë edhe kundërshtimi ndaj ndryshimeve në ligjin për abolim, pasi që sipas tyre vendimi për abolim duhet të tërhiqet tërësisht, e jo ti mundësohet presidentit tërheqje e pjesëshme.
Protestuesit poashtu kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit Ivanov, deklarimin e gjykatës kushtetuese për kushtetutshmërinë e Prokurorisë speciale Publike dhe formimine një qeverie kalimtare e cila do ti implementojë deri në fund reformat nga raporti i PRIBE-së.
Njëherit protestuesit kërkojnë që edhe sektori civil të përfshihet në bisedime për zgjidhjen e krizës politike në vend, pasi siç thonë politikanët vetëm po e thellojnë krizën, të cilës nuk po i duket fundi edhe pas anulimnit të datës së zgjedhjeve, që ishte njëra nga kërkesat e protestuesve dhe e vetmja që u plotësua deri më tani.
ERSAN PAJAZITI
