Maqedoni

Vazhdon bllokimi i vendkalimeve kufitare drejtë Greqisë

22.05.2016 12:25

Vendkalimi kufitar drejt Greqisë "Niki" (Mexhitlia) dhe "Dojrani" (Dojran i Vjetër) edhe sot do të jenë të mbyllur për automjetet...

Vendkalimi kufitar drejt Greqisë "Niki" (Mexhitlia) dhe "Dojrani" (Dojran i Vjetër) edhe sot do të jenë të mbyllur për automjetet për udhëtim dhe transportit për shkak të grevës së doganierëve grekë.
 
Në VK "Evzoni" (Bogorodicë) megjithatë komunikacioni gjatë hyrjes dhe daljes nga Greqia zhvillohet me ndërprerje, gjegjësisht në çdo dy orë ndërprerje lëshohen automjete në interval kohor prej 15-të minutash.
 
MPB-ja e Maqedonisë ka marrë njoftim nga shërbimet kufitare greke  se kalimi i kufirit në këmbë do të lejohet për të gjithë udhëtarët.
 
Ndërprerja, e cila filloi dje, është për shkak të grevës së Federatës të doganierëve të Greqisë.
 
Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të  gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion vlen vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.