Botë

Binali Jildirim do të zgjidhet kryeministri i ri i Turqisë

22.05.2016 12:51

Ministri i Transportit i Turqisë, Binali Jildirim sot do të zgjidhet kryetar i partisë qeveritare turke Partia për Drejtësi dhe Zhvilim (AKP) dhe kryeministr i vendit...

Binali Jildirim është kandidati i vetëm në kongresin e partisë në Ankara dhe shihet si aleat i afërt i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
 
Sipas REL, detyra kryesore e tij do të jetë të mbikëqyrë ndryshimet kushtetuese, të cilat do të rrisin pushtetin e presidentit.
 
Kjo çështje thuhet se ka çuar edhe në dorëheqjen e kryeministrit të deritashëm, Ahmet Davutoglu, dy javë më parë.
 
Davutoglu thuhet se nuk është pajtuar me planet e Erdoganit, por ka thënë se do të vazhdojë të mbetet ligjvënës i partisë dhe se nuk do të përpiqet ta ndajë atë./mia