Botë
Vienë, dy të vrarë 11 të plagosur
22.05.2016 13:46
Një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë dy vetë dhe plagosur 11 të tjerë në Vienë të Austrisë...

Ngjarja ndodhi pas mesnatës, rreth orës 03:00 me orën lokale, në një koncert muzikor.
Dyshohet se shkak ka qenë një debat mes tij dhe një gruaje, që u përshkallëzua.
Gjatë konfliktit, 27-vjeçari shkoi në makinën e tij, mori armën dhe hapi zjarr, tha policia, duke lënë të vdekur dy persona dhe 11 të plagosur, e më pas qëlloi veten me armë.
Kanë qenë rreth 150 persona të pranishëm në këtë mbrëmje muzikore gjatë kohës që i riu filloi të qëllonte.
