Austri zgjedhje presidenciale
Në Austri po mbahet sot rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku në garë janë kandidati i Partisë së Lirisë, Norbert Hofer, dhe ish-lideri i të Gjelbërve, Alexander van der Bellen...
Norbert, nga ekstremi i djathtë, ka fituar papritur rrethin e parë të zgjedhjeve, me 35 përqind të votave, katër javë më parë. Analistët thonë se kandidaturën e tij e ka ndihmuar kriza me migrantë, e cila ka rritur frikën për papunësinë dhe sigurinë.
Nëntëdhjetëmijë njerëz kanë kërkuar azil në Austri vitin e kaluar dhe Partia e Lirisë ka drejtuar një fushatë kundër migracionit.
Presidenca është kryesisht post ceremonial në Austri, por presidenti ka fuqi të shkarkojë qeverinë – gjë që Hofer ka kërcënuar se do ta bëjë nëse arrinë të fitojë zgjedhjet. Hofer do të ishte presidenti i parë i ekstremit të djathtë në shtetet e Bashkimit Evropian.
