Botë
Cikloni Roanu në Bangladesh, 24 të vdekur gjysëm miljoni të zhvendosur
22.05.2016 14:36
Cikloni Roanu ka goditur zonat bregdetare të Bangladeshit, duke detyruar gjysmë milioni njerëz të largohen nga shtëpitë dhe duke lënë së paku 24 veta të vdekur...

Cikloni ka zbarkuar të shtunën dhe ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Stuhia sot është dobësuar, pro reshjet e furishme të shiut vazhdojnë.
Disa porte janë mbyllur dhe linjat e energjisë kanë rënë në gjithë vendin.
Në mesin e të vdekurve janë një nënë dhe vajza e saj, të cilat kanë pësuar nga rrëshqitja e dheut në qarkun Çitagong.
