Ekonomi

Zona e lirë ekonomike Tetovë, “Lear Corporation” së shpejti fillon punën

22.05.2016 15:01

Siç po shihet edhe prapa meje objekti i kompanisë Lear Corporation nga SHBA-të, është në përfundim e sipër, kjo kompani pritet të punësojë rreth 2500 punëtorë, kryesisht nga Rjoni i Pollogut...

Ka mbetur çështje javësh që kompani Amerikane, “Lear Corporation”, të fillojë me punë në Zonën Ekonomike në Tetovë.
 
Të gjitha punët në objektin e saj janë duke u zhvilluar me dinamikën e paraparë, dhe brenda disa javësh pritet të transferohet nga Gostivari që veprimtarinë e saj prodhuese ta zhvillojë në Tetovë.
 
“Jemi në fazën më intensive, të projektit të kompanisë Lear Corporation, e cila kompani pritet që gjatë javëve të transferohet nga Gostivari ku përkohësisht është duke ushtruar veprimtarinë e vet, dhe ku janë punësuar një numër i konsiderueshëm i punëtorëve tashmë. Në bazë të biznes planit që ka dërguar kompania Lear tek ne në fazën fillestare, të nënshkrimit të kontratës, janë 2500 punëtorë të cilët parashihen të angazhohen në procesin e prodhimit të kësaj kompanie, deri në fillim të vitit 2018-të. Numri që pritet të angazhohen në këtë kompani janë 2500 punëtor”, shprehet drejtor i zonës ekonomike në Tetovë, Arben Halili.
 
Drejtori i Zonës ekonomike për zhvillim në Tetovë Arben Halili apelon tek të gjithë qytetarët e Pollogut, dhe më gjerë që të aplikojnë për punësime pa marrë parasysh nëse janë me apo pa përvojë pune.
 
“Ne apelojmë tek të gjithë të interesuarit, për tu angazhuar në kuadër të kësaj kompanie me angazhim punë që të ndjekin, në vazhdimësi konkurset, respektivisht për punëtor të cilët kanë të bëjnë me qepjen dhe prerjen e stofave që kanë provojë por edhe punëtorët të cilët nuk kanë provojë lirisht ne të adresohen në zyrat e kësaj kompanie por edhe në zyrat tona respektivisht edhe duke vizituar Web faqen e kompanisë”, shprehet drejtor  i zonës ekonomike në Tetovë, Arben Halili. 
 
Ndërkohë në zonën ekonomike në Tetovë, tani më kanë vendosur të investojnë edhe disa kompani të tjera, dhe pritet së shpejti edhe të fillojnë ndërtimin e objekteve përkatëse ku edhe do të zhvillojnë veprimtarin e tyre.
 
VISAR SADIKI