Maqedoni

Hani dhe Luma, shoqërisë tonë i mungon roli i shoqërisë civile

22.05.2016 15:14

Roli i shoqërisë civile është një ndër segmentet kyçe të një shoqërie demokratike...

Prandaj faktori ndërkombëtarë së fundmi ka theksuar se shoqëria civile do të mund të kontribuonte për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.
 
Por a janë të gatshme organizatat joqeveritare të japin kopntributin e tyre në këtë drejtim? Albert Hani dhe Bujar luma dy aktivist të sektorit civil, thonë se organizatat joqeveritare do të mund të kontribuonin për ndryshime më të shpejta në shoqërinë tonë, e cila ka shum nevojë pikërisht për rolin e shoqërisë civile. 
 
“Këtu do të doja të theksoj se nëse flitet p.sh. për një Qeveri ekspertësh, ideale do të ishte nëse mendoheshte se potencialet nga shoqëria civile shqiptare në Maqedoni të thithen dhe të nxirren në sipërfaqe dhe ti jepet mundësia organizatave joqeveritare dhe liderëve të marrin përgjegjësi më të madhe për ndryshimet më të shpejtë të shoqërisë në të cilën jetojmë”, shprehet drejtues i qendrës për menaxhim me konflikte Albert Hani.
 
“Besoj se nëse për diqka ka nevojë shoqëria jonë është shoqëria civile, por diskursi që vendimmarrja e ka krijuar në raport me shoqërinë civile ka krijuar një hendek të madh dhe ka punë për tu bërë”, shprehet themeluesi i qendrës për bashkëpunim ballkanik ”LOJA”, Bujar Luma.
 
Ata njëherit nuk e mohojnë ndikimin që ka politika tek një pjesë e sektorit civil, por ka edhe shoqata të cilat mundohen që aktivitetet e tyre ti kryejnë pa lejuar të vehen në kontrollë të politikës. 
 
“Ka shoqata civile të cilat vetëm emrin e kanë shoqata civile por në thelb nuk kanë të bëjnë me shoqërinë civile në ndërkohë ka edhe shoqëri civile të mirëfilltë e cila mundohet cdo gjë të bëj jashtë ndikimit banal politik, çështje publike por jashtë ndikimit partiak”, shprehet themeluesi i qendrës për bashkëpunim ballkanik ”LOJA”, Bujar Luma.
 
“Personalisht mendoj se nuk është problem që shoqatat joqeveritare të merren me politik ose të bashkpunojnë me partitë politike si dhe pushtetin qeverisës. Nëse duam ndryhsime të shpejta ne do të duhet patjetër të bashkpunojmë me shtetin por nga ana tjetër duhet të jemi kujdesshëm të mos lejojmë që partitë të ndikojnë në zhvillimin dhe përpilimin e aktiviteteve tona dhe projekteve të cilat kanë kryesisht qëllime hyjnore për ndryshimin e gjendjes së qytetarëve”, shprehet drejtues i qendrës për menaxhim me konflikte Albert Hani. 
 
Drejtuesit e shqoërisë civile theksojën nevojën e aktiviteteve të cilat do të fuqizonin sektorin civil në veçanti atë shqiptar. 
 
LEUNORA KALIQI