Maqedoni
Seri tërmetesh në Maqedoni, seizmologët: nuk priten tërmete të fuqishme
22.05.2016 15:41
Seizmografi në Maqedoni dje dhe sot ka regjistruar 6 tërmete nga 3.2 deri 4.9 ballë, por nuk ka informacione për dëme të shkaktuara, por ka shkaktuar panikë te qytetarët...

Megjithatë nga Institutit për inxhinjeri tërmetesh dhe inxhinjeri seizmologjike paralajmëron se mund të ndjehen dridhje të vogla, por nuk ka vend për panikë.
Drejtori i Institutit seizmologjik, Mihail Garevski sqaron se nuk ka lidhje mes rreshjeve të fundit të shiut dhe dridhjeve të cilat janë ndjerë, pasi që tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike.
“Asesi termetet nuk kanë të bëjn me rreshjet e shiut, por për shkak se tërmetet dhe valët e energjisë që ato clirojnë jane shkak i shembjes së pjesëve masive të tokës poshtë siperfaqes në të cilën gjindet Maqedonia. Si të them janë aktivitete sismike normale edhe në Maqedoni edhe në rajon sepse i gjith rajoni vecanërisht mesdheu në pikpamje sizmike është shumë aktiv me magnitud 4 deri ne 5. Edhe pse tërmeti i fundit prej 4.9 ballë ndodh tek ne në 5-6 vjet dhe un nuk pres tërmetet më të forta të mëtejshme, por vetëm mikro tronditje”, shprehet drejtori i institutit seizmologjik Mihail Garevski.
Pasi që ka pasur 10 dridhje të vogla, prakrikisht është çliruar energjia dhe nuk pritet që të ketë tëmete të mëdha sqaron Garevski.
“Qytetarët s’duhet të jenë të brengosur pasi që praktikisht edhe epiqendra e tërmetit të parë ishte larg të gjitha qyteteve të Maqedonosi në të cilat u ndjen dridhjet dhe pasi që nuk është epiqendra në vetë qytetet nuk mund të ketë ndonjë rrezik”, shprehet drejtori i institutit seizmologjik Mihail Garevski.
Dridhje të tokës ka pasur edhe sot në ora 10:58 në Maqedoninë juglindore, me fuqi prej 4,5 ballësh sipas shkallës së Rihterit.
Ndërsa epiqendra e dridhjes ka qenë 38 km nga qyteza e Pehçevës, në afërsi të Sandanski në Bullgari.
SANIJE DURAKU
