Maqedoni

Likovë: Turneu i parë memorial “Fadil Nimani – Komandant Tigri”

22.05.2016 16:04

Në pranine e mysafirëve të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare në sallën e Shkollës Komunale “Ismet Jashari” u mbajt Turneu i pare memorial në shah, “Fadil Nimani- Komandant Tigri...

Në këtë turne morën pjesë dhjetra shahistë nga të gjitha trojet. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Komunës së Likovë, Sadulla Duraku iu dëshiroi mirë se ardhje garuesve në këtë turne në të cilin nderuan dëshmorin e kombit Fadil Nimanin – Komandant Tigrin kurse garuesve iu dëshiroi suksese.
               
Fadili ishte një njeri që kur kishte kohë të lirë, jo që ishte kohë e lirë por edhe ajo ishte një luftë edhe duke ndejtur edhe duke bashkëbiseduar e kishte në qef dhe luante shah me bashkëluftëtarët e vet, dhe kjo neve na shtyri që të mendojmë atë që e dashti Fadili ti grumbullojmë nga gjitha viset gjeografike të popullit tonë dhe për këtë arsye mbahet kjo ditë, dhe kjo do të jetë tradicionale për komunën e Likovës.  
 
Ky turne mbahet për herë të parë, ndërsa në të ardhmen, sipas organizatorëve, do të bëhet tradicional.
 
NEXHAT AQIFI