Maqedoni

VMRO-DPMNE, si i bleu Shilegov dy banesa 160 mijë euro? Shilegov ndërhyn në press konferencën e VMRO-së, banesat i bleva me kreid jo me para të shtetit

22.05.2016 17:04

Një dalje e deputetit të VMRO-DPMNE-së Andon Çibishiev para gazetarëve ka përfunduar me përplasje verbale mes tij dhe socialdemokratit Anton Çibishev...

Çibishev nëpërmjet gazetarëve pyeti socialdemokratin Petre Shilegov si ka arritur të bjel dy banesa të cilat kushtojn rreth 160 mije euro, kur rroga e tij mujore është diku reth 100 euro.   
 
“Siç mund ta kuptojm nga shkrimet në disa media Petre Shilegof 17.07 2015 ka fituar dy banesa, 72 m2 dhe 64 m2. Ndërsa paraprakisht e dim që ai ka shtëpi familjare 313m2 dhe banes 86m2 dhe dy makina. Sipas mediave vlera e ketyre dy banesave është reth 160 mijë euro. Opinini pret pergjigje si keni fituar këtë pron”, shprehet deputet i VRMO-DPMNE-së, Anton Çibishiev. 
 
Por parase të përfundonte konferenca e përfaqësuesit të VMRO-së arriti deputeti socilademokrat Petre Shilegov i cili tha se banesat e tij janë blerë në mënyrë të ligjshme me anë të kredisë si çdo qytetar i vendit.
 
"Nuk ka asgjë të paligjshme dhe të diskutueshme në pasurin e Peter Shilegovit. Banesat janë blerë me kredi për 23 vjet. Chibishev bëni dallimin mes njerëzve të cilët fitojnë ndershëm dhe kriminelët në radhët e juaja që udhëhiqen nga Nikolla Gruevski. Unë ndërshëm fitoj ndërsa ju vjedhni paratë shtetërore. Ky është një dallim i madh”, shprehet deputeti socilademokrat Petre Shilegov.  
 
Nuk kam përdorur mjete shtetërore për blerjen e banesave Tha Shilegov sipas të cilit mjetet shtetërore i vjedh Nikolla Gruevski me bandën e tij interest e të cilëve i mbron Çibishev.
 
SANIJE DURAKU