Maqedoni
LSDM, Gruevski çdo muaj më i pasuruar për 10.000 euro; Gruevski, të ardhurat e vetme i kam nga rroga
22.05.2016 17:16
Zëdhënësi i LSDM-së Peter Shilegov, akuzoi ish- Kryeministrin Nikolla Gruevski se nga listat anketuese të tij e vitit 2014 dhe 2015 del se ai çdo muaj ka fituar nga 10,000 euro...

Shilegov fton Nikolla Gruevski që tju tregoj qytetarëve se si për një vitë fitohen 118. 629 euro.
"Gruevski ka paraqitur të hyra në bankë prej 300.000, por edhe 3.000.000 denarë. Është interesante se këto të hyra të mëdha nga dy deri tre milionë në vitin 2015, Gruevski në listën aketuesë ka argumentuar se i ka nga viti 2005 dhe 2012. Por, nëse është kështu, pse nuk i ka paraqitur në listën anketuese të 2014? Gruevski nuk mbështetet në pagën e tij. Këtu siç tregohet Nikola Gruevski, ose nuk ka dhën të dhënë ose ka thën se i ka fituar të hollat ndryshe", shprehet zëdhënësi i LSDM-së Peter Shilegov.
Rreth deklaratës së Shilegovit ka reaguar ish kryeministri Nikolla Gruesvki i cili thotë se LSDM me çdo kusht tenton që të mashtroj qytetarët, pasi që të vetmet të ardhura që ka marr janë nga paga.
“Me gjithë përgjegjësin morale dhe materiale konfirmoj se të ardhurat e vetme që kamë pasur viteve të kaluara janë nga paga që marrë. Mënyra e vetme nga e cila fitoj është përmes pagës që marr. Nuk kam të ardhura shtesë dhe transaksione të dyshimta dhe transaksione siç dëshiron të shpik LSDM-ja”, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Gruevski.
Sipas tij është plotsisht e pa vërtetë se se janë fshehur listat anketuese nga viti 2014 dhe 2015.
Ai mëtej thekson se qytetarët janë të lodhur nga kriza.
Nuk meritojnë atë që bën LSDM dhe përgjigen do ta japin kur LSDM-ja do të arr guximin për të shkuar në zgjedhje, thuhet në deklaratën me shkrim të liderit të VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski.
SANIJE DURAKU
