Maqedoni

Qytetarët të shqetësuar nga tërmetet e njëpasnjëshme

22.05.2016 17:41

Tërmetet e njëpasnjëshme në vend kanë ngjallur shqetësime tek qytetarët...

Ata thonë se kanë ndjerë dridhjet dhe është paraqitur shqetësim për shkak edhe të familjes, por sipas tyre nuk ka ikje nga ajo që ka caktuar Perëndia. 
 
“I kemi ndje ato dy tërmetet që ishin, normal është një shqetësim momental për anëtarët e tjerë të familjes por është nga Zoti dhe kemi besim tek Ai. Shqetësimi i parë është për vetveten dhe familjarët tjerë normal edhe ajo pjesa tjetër është caktim i Zotit”, shprehet qytetari i anketuar për TVM2. 
 
“Ka ra shi shumë këtë periudhë, ndoshta mundet të ndodh përsëri. Normal ndjehemi të shqetësuar sepse jemi nëpër banesa nuk jemi nëpër rrafsh, ka rrezikshmëri edhe të asaj”, shprehet i anketuari.
 
“Isha me të vogëlin dhe në momentin e parë nuk e vërejta a ishte tërmet apo ai ka lëvizur, por u ndie ishte e tmershme”, theksoi i anketuari.  
 
Dridhjet e djeshmë disave ua kthyen kujtesën e vitit 1963, atëherë kur Shkupin e kishte goditur nujë tërmet i tmershëm i cili morri jetët e 1.070 njerëzve. Por sipas tyre ky tërmet nuk është asgjë në krahasim me të 63-ës.
 
“Unë meqë e kam përjetuar tërmetin në vitin 1963, kjo nuk ishte asgjë, sikur një krurje e vogël”, shprehet i anketuari.
 
“Po, tërmetet na kthyen kujtimet e vitit 63. Ishte një dridhje e vogël, por ç’të bëjmë është një punë e Zotit”, theksoi i anketuari.  
 
Maqedonia dy ditëve të fundit është goditur nga disa tërmete të cilat kanë qenë nga 3.2 deri 4.9 ballë.
 
ERSAN PAJAZITI