Botë
Binali Yildirim, kryeminsitër i ri i Turqisë
22.05.2016 18:02
Deputeti i Izmirit dhe ministri I deritanishëm I Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit, Binali Yıldırım, zgjidhet kryetar i Përgjithshëm i AK Partisë me çka merr automatikisht edhe postin e kryeminsitrit të Turqisë...

Në Kongresin e 2-të të Jashtëzakonshëm të AK Partisë Yıldırım, ishte kandidat i vetëm për kryetar të përgjithshëm dhe nga 1.411 delegat që votuan 1.405 votuan për Jëldirim.
AK Parti e cila u themelua nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, pas marrjes së detyrës nga Ahmet Davutoğlu, Jëldërëm është kryetari i 3-të i përgjithshëm i partisë.
Kryetari i posazgjedhur i kësaj partie njëherit edhe kryeminsitër I Turqisë Jëlldërëm, gjatë fjalimit të tij tha se ndërrimi i stafetës është vetëm një mjet për hapjen e dyerve të shërbimeve të reja ndaj popullit.
Ai njëherit ka folur në pietet për figurën e "Recep Tayip Erdoan I cili sipas Jëlldërëm është një njeri i kauzës, njeri i popullit, një mbrojtës i palëkundur i Turqisë së madhe. AI njëherit ka theksuar se do të vazhdojnë operacionet deri në përfundim të akteve të organizatës terroriste të PKK-së".
"Nga këtu deklaroj para popullit tim se këto operacione do të vazhdojnë derisa të vendoset siguria e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë në rajon dhe deri kur të vendoset qetësia. Këto operacione do të vazhdojnë deri kur të përfundojnë këto sulme ndaj qytetarëve, civilëve dhe forcave tona të sigurisë. Këto operacione nuk do të reshtin deri kur organizata terroriste me duar të përgjakura PKK ti japë fund akteve të saj të armatosura."
Gjithkush duhet ta dijë mirë se në Turqi ka vetëm një Shtet dhe është Republika e Turqisë, ka theksuar Jëldërım.
ERSAN PAJAZITI
