Maqedoni
Padi penale për dy persona për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me person të pafuqishëm
22.05.2016 18:37
Policia në Kërçovë parashtroi padi penale kundër A.Ç (30) nga Shqipëria me qëndrim të përkohshëm në Ohër dhe K.K (51) nga Kërçova...

Policia në Kërçovë parashtroi padi penale kundër A.Ç (30) nga Shqipëria me qëndrim të përkohshëm në Ohër dhe K.K (51) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim për vepër të kryer penale "marrëdhënie seksuale me një person të pafuqishëm".
Siç njoftoi MPB-ja, të denoncuarit në periudhën nga data 19 deri 20 i këtij muaji, në shtëpinë në pronë të K.K në Kërçovë, duke e shfrytëzuar sëmundjen e saj shpirtërore, kanë kryer marrëdhënie me vajzën 19 vjeçare nga Ohri.
E dëmtuara e cila është person me çrregullime shpirtërore, më 19 maj të këtij viti është paraqitur si e zhdukur, pas ç'ka SPB Ohër ndërmori masa për gjetjen e saj, Më datën 20 maj në orën 22:40 nëpunësit policorë në bulevardin "Zhelezniçka" në Ohër, kanë ndaluar një automjet motorik "Opel Astra" me targa të Kërçovës , në të cilën kanë qenë të dy të denoncuarit dhe e dëmtuara.
Gjatë kontrollit me urdhër të Gjykatës themelore në Kërçovë, në shtëpinë e të denoncuarit K.K janë gjetur sende të cilat kanë rëndësi për procedurën e mëtejme penale. Me vërtetim përkatës janë marrë përkohësisht dhe janë dërguar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup./mia
