Botë

Aeroplani i zhdukur, kërkime me nëndetese pas kutive të zeza

22.05.2016 19:27

Presidenti egjiptian Abdul Fattah al-Sisi është shprehur se “do të bëjnë të pamundurën për të siguruar kutitë e zeza”

Presidenti egjiptian  Abdul Fattah al-Sisi është shprehur se “do të bëjnë të pamundurën për të siguruar kutitë e zeza”, të avionit të “EgyptAir”, për të cilin tashmë kanë nisur edhe kërkimet me nëndetëse.
 
Ministri i Aviacionit Civil të Egjiptit ka njoftuar se mundësia e një sulmi terrorist është ende më e fortë sesa ajo e një defekti teknik, por Presidenti al-Sisi tha se përcaktimi i shkakut do të dojë një kohë të gjatë, duke shtuar se “të gjitha skenaret janë të mundshme”.
 
Ushtria egjiptjane publikoi imazhet e para të gjetjeve të së shtunës, përfshi këtu jelekët e shpëtimit, sendet personale, pjesë të ndryshme të avionit që tregonin logon “EgyptAir”, gjatë kërkimeve të tyre në detin Mesdhe.
 
Gjatë kërkimeve raportohet të jenë gjetur edhe pjesë trupash dhe bagazhet e udhëtarëve. Por, pjesa kryesore e trupit të avionit, kutitë e zeza që regjistrojnë të dhënat e fluturimit, si dhe pajisjet e transmetimit në kabinë nuk janë gjetur ende.