Maqedoni

Pastrohen prurjet e ujit në rrugën Gjevgjeli - qendra e skijimit Kozhuf

23.05.2016 09:32

Në rrugën rajonale P-1108 Gjevgjeli - Smrdliva Voda ski-qendra Kozhuf 2+350 km për shkak të ngushtimit...

Në rrugën rajonale P-1108 Gjevgjeli - Smrdliva Voda ski-qendra Kozhuf 2+350 km për shkak të ngushtimit të Koritës së "Konjska reka" për ndërtimin e HEC dhe prurjet e mëdha të ujit është dëmtuar një korsi nga rruga në gjatësi prej 15-20 metra.
 
Siç kumtoi LAMM, ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë me mekanizim të ndërtimit i pastrojnë sasitë e ujit dhe është vendosur sinjalizim përkatës qarkullimi. Rekomandohet drejtim i vëmendshëmn i automobilave, respektim i sinjalizimit të vendosur të qarkullimit si dhe përshtatje e shpejtësisë kundrejt kushteve të rrugës.
 
Në aksin rajonal P-2137 para vendbanimit Vojshanci, për shkak të deformimeve të urës (për automjete me peshë të përgjithshme mbi 5 tonë) komunikacioni do të kahëzohet përmes urës së lumit Vardar, lidhje A1 me P-2137 (Demir Kapi - Koreshnicë - Vojshanci).
 
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.
 
Rekomandohet kujdes i posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë, Koçan - Dellçevë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Mia