Botë

Stamboll mbahet samiti i parë botëror humanitar

23.05.2016 09:52

Në Samitin botëror humanitar i cili për herë të parë mbahet sot dhe nesër në Stamboll, marrin pjesë rreth 5.000 pjesëmarrës...

Në Samitin botëror humanitar i cili për herë të parë mbahet sot dhe nesër në Stamboll, marrin pjesë rreth 5.000 pjesëmarrës, duke përfshirë shefat e vendeve dhe qeverive nga gjashtëdhjetë vende, liderë nga rajonet e krizës, persona udhëheqës të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të sektorit privat të biznesit, si dhe përfaqësues nga sektori qytetar.
 
Mbledhja është ideuar 4 vite më parë nga Sekretari i Përgjitshhëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ndërsa për përgatitjen e saj janë konsultuar rreth 23 mijë persona nga mbi 150 shtete.
 
“Qytetarët e në mbarë botën presin nga ne të zgjidhim problemet në këto  fusha: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve është detyra jonë parësore. Kjo kërkon vullnet politik dhe lidership . E dyta. Duhet të forcojmë mbrojtjen e civilëve që janë të sulmuar si kurrë më parë. E treta, nuk duhet të lëmë asnjërin prej tyre  pas dhe e katërta të sigurojmë ndihmë humanitare”, tha Ban Ki-Moon, sekretar i përgjitshhëm i OKB-së.
 
“Sistemi ekzistues është jofuksional dhe nuk mjafton për të ndërrmarë masat urgjente për të cilat kanë nevojë këta njerëz. Ne presim që seicili të marrë përgjegjësitë në mënyrë të  barabartë . Duhet të riformatojmë sistemin e ndihmave në nivel global duke vënë njerëzit në qendër të tij. Nuk quhet sukses nëse ndonjë vend siguron batanije për të sëmurët nga malaria, nëse miliona fëmijë vdesin pasi ne nuk kemi vaksinat e duhura”, tha Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë. 
 
"Kemi zakonisht diagnozë të vonuar me masa reaktive, në vend që parandaluese, me vendime afatshkurte dhe të dhimbshme, në vend të zgjidhjeve afatgjate dhe të padhimbshme. Nevojitet qasje e re drejt parandalimit dhe zgjidhjeve paqesore”, tha gjeorge ivanov – president i rm-së 
 
Samiti është një mundësi e një gjenerate të tërë për të vënë në lëvizje një axhendë ambicioze dhe me ndikim të gjerë thonë organizatorët e tij.
 
Në mesin e pjesëmarrësve në Samit janë edhe  kancelarja gjermane Angela Merkel, presidentët e Turqisë, Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Ukrainës.
 
Suksesi i samitit do të përcaktohet jo vetëm prej fondeve që do të mblidhen, por prej sasisë së angazhimeve për të vepruar konkretisht.
 
REJHANE BUSHI METAJ