Botë
Obama nga Vijetnami, hiqet embargoja e armeve
23.05.2016 10:10
Gjatë vizitës së tij në Vietnamin komunist, ku është takuar me udhëheqësit më të lartë të vendit, Presidenti Barack Obama...

Gjatë vizitës së tij në Vietnamin komunist, ku është takuar me udhëheqësit më të lartë të vendit, Presidenti Barack Obama ka njoftuar heqjen e plotë të embargos, që pengonte deri më sot shitjen e armëve vdekjeprurëse ndaj tyre, dikur armiq të Shteteve të Bashkuara.
Vizita e Obamës vjen 41 vite pas dhënies fund të Luftës së Vietnamit, në të cilën Shtetet e Bashkuara synonin të parandalonin pushtimin e Vietnamit Jugor nga komunistët.
Heqja e embargos së armëve duket si një shenjë lejimi për Vietnamit që të përforcojë kapacitetet mbrojtëse të tij, në një periudhë mosmarrëveshjes me fqinjët e Kinës, të cilët në vitin 2014 u shfaqën tepër të pakënaqur me heqjen e pjesshme të embargos në vitin 2014.
Megjithatë, Obama deklaroi se heqja e ndalimit të armatosjes nuk vinte për shkak të Kinës, por si pjesë e një normalizimi afatgjatë të marrëdhënieve me Vietnamit.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin lënë të kuptohet se heqja e embargos do të ndodhte vetëm nëse do të shiheshin përmirësime të të drejtave të njeriut në Vietnam.
