Botë
Greqi, miratohen shkurtime të reja të shpenzimeve
23.05.2016 12:06
Deputetët grekë kanë miratuar të dielën vonë paketën e re të shkurtimeve dhe të shpenzimeve dhe rritje të taksave...

Këto masa janë kërkuar nga kreditorët evropianë, në këmbim të këstit të ri të parave nga paketa e ndihmës.
Legjislacioni vjen dy ditë përpara një takimi të ministrave të Financave të Eurozonës, të cilët do të vlerësojnë hapat e Athinës në përputhje me kushtet e vëna. Në korrik të vitit 2015, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka pranuar kushtet për paketën e tretë të ndihmës nga Evropa, në vlerë prej gati 100 miliardë dollarësh.
Në atë kohë, ai i ka thënë publikut grek se marrëveshja me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar është mënyra e vetme për të parandaluar kolapsin total të ekonomisë greke dhe daljen e Greqisë nga Eurozona.
Derisa Parlamenti ka miratuar masat e reja të dielën, mijëra njerëz kanë protestuar në qendër të Athinës kundër legjislacionit.
