Siri, 7 shpërthime, 65 të vdekur në Latakia
Mbi 65 persona besohen të kenë vdekur pas shpërthimeve në qytetet bregdetare të Jablehut dhe Tartusit, të dyja në provincën e Latakias në Siri...

Këto vendndodhje ndodhen shumë pranë bazave ushtarake ruse, konkretisht bazës ajrore Khmeimim si dhe bazës detare në Tartus.
Grupi islamik Ahrar ash-Sham al-Islamiyya ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimet në Jableh dhe Tartus.
Ka pasur të paktën 3 shpërthime në Jableh, pranë terminalit lokal hekurudhor. Mediat raportojnë për një shpërthim të katërt në një njësi emergjencash pranë një spitali lokal.
Jableh duket se është vënë nën objektivin e bombardimeve me zjarr murtajash që lanë 45 të vdekur.
Pamje që qarkullojnë nëpër media sociale tregojnë shtëllunga tymi mbi Jableh, si dhe disa automjete të shkatërruara e të djegura.
Ndërkohë, 3 shpërthime të tjera janë raportuar në zonën rezidenciale të qytetit tjetër bregdetar, Tartus.
Atje besohet të kenë vdekur të paktën 20 persona, sipas burimeve policore. Por autoritetet druhen se numri i viktimave mund të shkojë deri të paktën 110 persona.
Sipas televizionit shtetëror sirian, njëri prej shpërthimeve në Tartus ka qenë një autobombë, ndërsa tjetra është shkaktuar nga një kamikaz që ka hedhur veten në erë.
GAZMEND REXHEPI
