Maqedoni

Shkup, grabitet selia e LSDM-së në Kisella Vodë

23.05.2016 13:42

Persona të panjohur kanë kryer një grabitje në selinë e partise politike LSDM, në komunën e Kisella Vodës në Shkup...

Grabitësit më dhunë kanë thyer dyert, kanë vjedhur 3 laptopë – kompjutorë, dy kompjutorë – desk dhe një projector,  kanë dëmtuar edhe dy kompjuterë të tjerë duke ua nxjerrë pjesët dhe pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.
 
Policia ka marrë masa për të zbardhur ngjarjen si dhe për të kapur autorët.