Botë

Përfundon në korrik mandati i Oravit, kush do të jetë zëvëndësi i tij?

23.05.2016 14:06

Mandati i estonezit Aivo Orav si shef i delegacionit të BE-së në Maqedoni, përfundon dhe gjatë muajve të ardhshëm pritet të emërohet ambasador i ri që do ta prezantojë Brukselin...

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, konfirmon për MIA-n se procesi i selektimit të shefit të ardhshëm të delegacionit të BE-së në Shkup është në vijim dhe zhvillohet nën përkujdesjen e  Federika Mogerinit.
 
Por Kocianciq nuk deshi të zbulohjë se kush do të jetë zëvëndësi I Oravit. Jozyrtarisht burime të larta në Bruksel, pohojnë se në kombinim për këtë post janë slloveni Samuel Zhbogar, që cilësohet edhe si kandidati më serioz, dhe ambasadori aktual britanik në Shkup, Çarls Garet.
 
Por ky i fundit ka mohuar sot të jetë  një ndër emrat e mundshëm për këtë post.  
 
Mandati i Aivo Oravit si ambasador i Unionit në Maqedoni, pritet zyrtarisht të përfundojë në korrik, dhe trashëgimtari i tij, duhet ta marrë postin në gusht ose shtator.