Maqedoni
Ahmeti: Qeveria të zbatojë reformat që kërkon BE
23.05.2016 14:30
Është detyrë e qeverisë të zbatojë reformat e kërkuara nga BE, vlerëson kreu i BDI-së, Ali Ahmeti...

Sipas tij, reformat duhet të krijojnë kushte për zgjedhje të besueshme.
“Marrëveshja e Shkupit vijon të funksionojë me të gjitha kapacitetet e saj. Qeveria e ka për detyrë që të zbatojë reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar. Ky proces i dakordimit të reformave duhet të jetë gjithëpërfshirës. Dialogu midis palëve duhet të jetë në drejtim të rikthimit të sigurisë dhe stabilitetit në vend, ndërsa reformat e zbatuara duhet të krijojnë kushtet për zbatim të zgjedhjeve të besueshme” , ka deklaruar Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin turk Ömür Şölendi.
