BDI

BDI raporton për mandatin 2011-2014

22.03.2014 19:07

“Barazi e plotë kombëtare për shqiptarët në trojet e veta në Maqedoni. Barazi e plotë në drejtim dhe menaxhimin e shtetit” – tha Ahmeti gjate raportimit te funksionareve te kesaj partie per mandatin 2011-2014……….

“Barazi e plotë kombëtare për shqiptarët në trojet e veta në Maqedoni. Barazi e plotë në drejtim dhe menaxhimin e shtetit". Kështu ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjate raportimit te funksionareve te kesaj partie per mandatin 2011-2014. Ahmeti me tej tha se do te BDI do te vazhdoje me angazhimin e saj deri në realizimin plotë te ketyre percaktimeve, duke shtuar se per qëllim paresore mbeten integrimi ne NATO dhe BE.

“Qëllimi jonë është barazi e plot kombtare për shqiptarët në trojet e veta në Maqedoni, barazi e plot në drejtim dhe menaxhim të shtetit sepse vetëm kështu mund të funksionoj një shtet në mirqenie dhe harmoni. Qëllimi yn është që të kemi një vend dhe rajon më të paqt,  të integriuar dhe antarsuar në bashkimin evropian dhe në Nato. Një vend me më shumë mirqenie dhe zhvillim, me një ekonomi të përparuar, ashtu sic bënë raportet këtu, njerzit tan ,vllezrit tanë për rrugët të pambaruara, ashtu edhe misioni jonë vazhdon të ndërtohet, vazhdon të punohet deri në realizimin e plot. Dhe unë jam më se optimist, kto janë qëllimet fisnike, qëllime të marra në dobi të të gjith qytetarëve të Maqedonis dhe nuik ka forc që na treb dhe na defijon nga kto qëllime fisnike dhe të ndershme” – tha Kryteari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nderkohe zv.kryeministri, Musa Xhaferi, tha se të arriturat e shqiptarëve gjatë dekadës së fundit   kanë kaluar, mbi shpatullat e BDI-së.

“Të gjitha të arriturat e shqiptarëve gjatë decenies së fundit   kanë kaluar mbi shpatullat e këtij subjekti, mbi shpatullat e BDI-së.  Nuk do të jemi jomodest nëse themi se BDI-ja ka autorësinë e të gjitha proceseve avancuesve të shqiptarëve. Ndërsa oponenti politik ka nënshkrimin e vet në frenimin dhe stagnimin e këtyre proceseve. Gjithmonë kur BDI ka qenë përgjegjëse e proceseve ato kanë shkuar para, ndërsa oponentët tanë vetëm kanë frenuar këto procese. Në rast se flasim me përqindje këtu rezultati do të ishte i pastër 100 me 0” – tha zv/Kryeministri, Musa Xhaferi.

Zv. kryeministri Fatmir Besimi u perqendrua ne ofensiven diplomatike e BDI-së në kryeqendrat ndërkombëtare dhe integrimi i vendit në strukturat euroatlantike ndërsa në emër të grupit parlamentarë raportoi edhe Nexhati Jakupi.

“BDI-ja ka realizuar një agjendë aktive dhe intensive me një qasje konstruktive në krijimin e një ambienti më të mirë për ti tejkaluar çështjet e hapura me fqinjët tanë Greqinë dhe Bullgarinë.  Ndërtimi dhe rruajtja e marrëdhënieve të mira mes shteteve fqinje është një imperativ i cili del  edhe nga përcaktimet programore të BDI-së. Ajo e cila karakterizoi këtë mandat qeverisës të BDI-së në fushën e euro-integrimeve ishte agjenda intensive diplomatike e BDI-së” – tha zv.kryeministri për çështje Evropiane, Fatmir Besimi.

“Jam krenar që isha pjesë e grupit parlamentare i cili bllokoi dhe pamundësoi miratimin e ligjit të dëmshëm për të ashtuquajturit ‘branitella’.  Dhe që bashkërisht punuam me një solidaritet të paparë në emër të idealeve të të rënëve, invalidëve  dhe familjarëve të dëshmorëve, për të rrëzuar një projekt ligjor që përjashtonte dhe nuk pajtonte, që ndante në vend që të bashkonte që shikonte nga e kaluara në vend që të orientohet drejt të ardhmes”, - deklaroi Nexhati Jakupi, koordinator i grupit parlamentar.

Prezentimi i Llogaridhënjes së funksionarëve të BDI-së është i pari i këtij lloji. (Sanije Kasami, TVM2)