OEM, nuk ka rrezik për tërheqjen e investimeve të huaja
Zgjatja e krizës politike do të ketë pasoja afatgjatë për ekonominë e vendit dhe mund të largojë investuesit e huaj...

Gjithsesi tani për tani nuk ka rrezik për tërheqjen e investimeve të huaja, tregon analiza e këshillit të insvetuesve te huaj pranë Odës Ekonomike. Sipas analizës, 84% e tyre do të investonin sërisht në vendin tonë.
“Dëshmi se këto nuk janë fjalë boshe, është vendimi i ‘Van Hull’ për ta hapur linjën e dytë prodhuese, si dhe paralajmërimin e ‘Xhonson Kontrolls’ për të ndërtuar edhe një fabrikë në Strumicë” – tha kryetari i këshillit të investuesve të huaj në OEM, Shtefan Peter.
Sipas hulumtimeve, 68 për qind e kompanive kanë arritur t’i realizojnë aktivitetet e planifikuara afariste, 72 % nuk presin kurrfarë ndryshimesh në realizimin e biznes planeve të tyre, ndërsa 20 % presin përmirësim.
Vetëm 8% parashikojnë përkeqësim të rezultateve në periudhën e ardhshme. Hulumtimi është zbatuar në periudhën mars-prill 2015. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
