Maqedoni
Lëvizja “BESA”: Bashkëpunim opozitar vetëm në këshillin opozitar
23.05.2016 14:57
Pas takimit të djeshëm të partive jashtëparlamentare shqiptare në Kumanovë, ka reaguar lëvizja Besa e cila ripërsërit qëndrimin e saj të mëhershëm...

“Lëvizja BESA edhe një herë e rikonfirmon vendimin e Këshillit Qendror të saj se çështjen e bashkëpunimit opozitar ia kemi deleguar Këshillit Opozitar dhe ne qëndrojmë palëkundur në këtë qëndrim. Çdo tentativë për ta penguar këtë vullnet për bashkëpunim opozitar përmes Këshillit Opozitar e konsiderojmë dashakeqe dhe pjesë të skenarëve të subjekteve që nuk ua duan të mirën shqiptarëve”, thuhet në reagimin e lëvizjes Besa.
