Botë

Papa pret me përqafim Imamin Azhar

23.05.2016 15:36

Një përqafim dhe një takim kokë më kokë për gjysmë ore. Papa Françesku është takuar me Imamin e Madh të Al Azhar Ahmed al Tayeeb...

“Takimi ynë është një mesazh”, i tha Papa Imamit, që gjatë vizitës në Vatikan shoqërohej nga 8 bashkëpunëtorë. 
 
Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federico Lombardi e ka përshkruar takimin si “shumë të ngrohtë”. 
 
“Ata vunë në dukje domethënien e madhe të këtij takimi të ri në kuadër dialogut mes Kishës Katolike dhe Islamit”, ka deklaruar atë Lombardi. 
 
Më pas, dy autoritetet e larta fetare janë ndalur tek tema e angazhimit të përbashkët, përfshirë këtu të besimtarëve të feve të mëdha, për paqen në botë, refuzimin e dhunës dhe terrorizmin, si dhe mbrojtjen e të krishterëve në zonat e prekura nga luftërat në Lindjen e Mesme./Top Channel