Maqedoni

Ndërkombëtarët nga Brukseli: Mos testoni durimin e BE-së, jeni në regres

23.05.2016 16:08

Shefat e diplomacive te shteteve anëtare të BE-së kanë përcjellur kritika të ashpra ndaj situatës politike në vend në suaza të konferencës për partneritet që po mbahet në Bruksel...

Sekretari shtetëror gjerman Mihael Rot thotë se Brukseli pret zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike , e cila do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të parakohsme si dhe përkrahje maksimale të Prokurorisë Publike Speciale.
 
“Partitë politike nuk duhet akoma t’a testojnë durimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të BE-së dhe duhet patjetër të realizojnë rezultate konkrete.  Maqedonia nuk guxon më tepër të largohet nga Evropa, por duhet të kthehet prapa në rrugën drejt përafrimit me BE-në”, tha Michael Rot, sekretar shtetëror gjerman.
 
Qëndrim të njëjtë ka shprehur edhe ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe Filip Hamond. Presim nga Maqedonia të shkojë në progres sa ju përket zhvillimeve politike të brendshme, sepse kohëve të fundit vendi ka shënuar regres të madh, thotë Hamond.
 
“Sai përket Maqedonisë, në nëntë muajt e kaluar shohim se në Maqedonisë punët shkojnë prapa, dhe këtu duhet të jemi të qartë me qytetarët e Maqedonisë se në këtë mënyrë nuk mund të përparojnë drejt integrimeve evropjane. Duhet t’a zhvendosin këtë trend negative të kthehen në shteg, sepse të gjitha përfitimet nga BE dhe NATO do të jenë të humbura për ata”, tha Filip Hamond, ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe.
 
Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar dhe vitin e tanishëm, do të ndikojnë dukshëm  në raportin e ardhshëm mes Maqedonisë, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, porositën diplomatët e huaj nga Brukseli.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAU