Maqedoni
Kumanovë, aparatura të reja për spitalin e qytetit
23.05.2016 16:20
Spitali i përgjithshëm në Kumanovë prej sot është paisur edhe me aparat EMG i nevojshëm për diagnostifikim në pjesën e neurologjisë dhe analizatorin biokimik...

Aparati tashmë është vënë në funksion të Spitalit të Kumanovës, kurse qysh nga java e ardhshme priten pacientët e parë.
“Bëhet fjalë për një elektromiograf (EMG), i cili i dedikohet repartit të neurologjisë dhe i cili është tashmë në funksion.Mandej kemi marr prej minisntrisë dy respiratorë , aparate shumë moderne, kemi marr edhe aparate për laparoskopi dhe kemi marr aparate për ortopedi, ashtuqë proteza e kofshës mundet te ne, respektivish femuri të bëhet tek ne”, tha Arif Latifi, drejtor i spitalit të Kumanovës.
“Për këtë diagnostifikim pacientët deri më tash janë dërguar në Shkup, dhe tash këtë shërbim munden ta kryejnë në Kumanovë. Ashtuqë numri i operacioneve është rritur nga 600 deri në 1200 pacientë”, tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.
Aparatura është donacion nga Ministria e shëndetësisë dhe ka një vlerë prej 10 milionë denarësh.
NEXHAT AQIFI
