Nis grumbullimi i Kombëtares në Austri

23.05.2016 16:21

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Austri në kuadër të përgatitjeve të saj për pjesëmarrjen në “Euro 2016”....

Për 10 ditë, Waldersdofer kjo do të jetë rezidenca e kuqezinjve.

Shqipëria, në grumbullimin e saj në Austri, do të zhvillojë 2 takime miqësore: me Ukrainën dhe Katarin.

Këta janë futbollistët që do të jenë në grumbullim:

Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi.

Mbrojtës: Ajeti, Aliji, Gjimishiti, Mavraj, Cana, Agolli, Rrahmani, Hysaj, Veseli.

Mesfushorë: Memushaj, Kaçe, Lila, Basha, Xhaka, Roshi, Kukeli, Lenjani, Shala, Abrashi.

Sulmues: Bala, Çikalleshi, Sadiku, Rashica, Gashi.