Dialogu politik, BDI inicon takim midis forcave politike, LSDM, të tërhiqet falja tërësisht pastaj dialog
Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar forcat kryesore politike në vend që të kthehen në tryezën e dijalogut politik e cila sipas tyre është mundësia e vetme për të të nxjerrë vendin nga kriza politike....

Reformat që burojnë nga marrveshja e Përzhinës duhet miratuar me konsenzus të gjërë njoftojnë nga kjo parti.
“Qëllimi i incitivës të BDI-së për të rikthyer parlamentin për të anuluar zgjedhjet ishte pikërisht krijimi i mundësisë për të vazhduar dijalogun midis partive politike, që të gjindet një zgjidhje konzenzuale e pranueshme për të gjitha palët andaj cila do të jetë logjika e rikthimit të parlamentit nëse nuk vazhdon dijalogu politik. Partitë politike serioze duhet të dijnë se pa dijalog nuk ka përfundim të kësaj krize dhe duhet të fillon ky proces i dijalogut ditëve në vijim për të gjetur një zgjidhje të përbashkët” – tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Osmani sqaroi se pas rikthimit të kuvendit qeveria aktuale është e fokusuar në realizimin e agjendës së reformave që janë pjesë e raportit të Pribesë por edhe të reformave të cilat janë të domosdoshme për të arritur zgjedhje kredibile. Por nga LSDM-ja dijalogun e kanë kushtëzuar me shfuqizimin e tërësishëm të faljes nga presidenti.
“BDI dhe VMRO-DPMNE do të duhet shum shpejt në kuvend të sqarohen lidhur me çështjet e pazgjidhura e që është nxitësi kryesorë për krizën politike ndërsa ajo është abolimi. Derisa të mos shfuqizohet tërësisht abolimi i porositur për kriminelët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk mund të bëhet fjalë për dijalog politik. Në këtë shtet drejtësia ose do të vlejë për të gjithë ose nuk do të vlejë pë askend. Derisa të mos shfuqizohet falja kriminele i Gjorge Ivanovit nuk mund të flasim për dijalog politik” – deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Nga VMRO-DPMNE dhe PDSH akoma nuk e kanë dalur me qëndrim rreth kësaj inicijative. (Naim Ramadani, TVM2)
