Teknologji
Kjo është makina më e bukur që keni parë (FOTO)
23.05.2016 17:03
Kompania motorike britanike “Aston Martin” prezantoi dy ditë më parë në Komo të Italisë modelin më të ri “Vanquish Zagato”, me një dizajn fin...

Ky model është ende një concept, por në të ardhmen e afërt kompania pritet të prodhojnë një numër të kufizuar për disa blerës special.
Aston_Martin_Vanquish_Zagato_Concept_02.0“Vanquish Zagato” është realizuar në bashkëpunim me kompaninë italiane “Zagato”. “Aston Martin” ka pasur gjithnjë bashkëpunime me dizenjatorët italianë që nga viti 1960.
“V12 Zagato” është bashkëpunimi i tyre i fundit në vitin 2011. Ky model u konsiderua më i bukuri në 25 vitet e fundit.
Aston_Martin_Vanquish_Zagato_Concept_03.0Sa u përket të dhënave teknike të “Vanquish Zagato” ato do të zbulohen këtë fundjavë në Itali, gjatë prezantimit të radhës në skenën e Concorso d’Eleganza.


