Botë

Kërcënim për bombë të vendsour në një aeroplan të "Turkish Erllajns"

23.05.2016 17:44

Policia turke sot pasdite evakuoi 134 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit nga aeroplani i kompanisë "Turkish Erlajns" në aeroportin "Kemal Ataturk" në Stamboll...

Policia turke sot pasdite evakuoi 134 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit nga aeroplani i kompanisë "Turkish Erlajns" në aeroportin "Kemal Ataturk" në Stamboll, për shkak të dyshimit se në aeroplan ka pasur të vendosur bombë.
 
Siç lajmëroi TASS, evakuimi është bërë pasi që në derën e njërit nga toaletet në aeroplan ishte gjetur shënim në të cilin qëndronte paralajmërimi për bombë të vendosur.
 
Menjëherë pas evakuimit të udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, pjesëtarë të njësisë antiterroriste të policisë turke filluan me kontrollimin e aeroplanit.
 
Aeroplani duhej të fluturonte nga Stambolli drejt qytetit Kajseri në Turqinë qendrore.
 
Ky nuk është rasti i parë për kërcënim për bombë të vendosur në aeroplan të "Turkish Erllajns"-it, por të gjitha të deritanishmet u dëshmuan të rrejshme./mia