Maqedoni

Shkel “ligjin për pastëri”, 50 euro gjobë Gordan Kallajxhievit

23.05.2016 18:00

Profesori universitar Gordan Kallajxhiev, është gjobitur 50 euro ose “punë të dobishme shoqërore”...

Profesori universitar Gordan Kallajxhiev, është gjobitur 50 euro ose “punë të dobishme shoqërore”, për shkak se, gjatë pjesmarrjes në protestat e revolucionit të Larmë, ka gjuajtur me ngjyrë objektet qeveritare.

Ai është gjobitur për “shkelje të ligjit për pastërti”.

Kryetari i Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, e ka quajtur vendimin e tillë, si autogol i pushtetit totalitar.

“Po thëresin në biseda informative njerëzit që protestojnë për drejtësi dhe shtet juridik dhe policia po mbron kriminelët e mëdhenj. Pjesëmarrja në protesta nuk është e ndaluar me Kushtetutë. Hedhja e ngjyrës është e domosdoshme për mbrojtjen e shtetit juridik, pasi që qytetarëve nuk u ka mbetur asnjë mjet tjetër. Dëmi nga ngjyra është simbolik dhe shumë më i vogël se grusht-shteti që i është bërë Maqedonisë”, deklaroi Kallajxhiev.