Prolongohet mbyllja e listës zgjedhore
Edhe pse afati i fundit ishte deri sot, përsëri Komisioni shtetëror zgjedhorë përfundimisht do të duhet ta publikojë listën përfundimtare...

Është prolonguar afati i mbylljes së listës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme presidenciale.
Edhe pse afati i fundit ishte deri sot, përsëri Komisioni shtetëror zgjedhorë përfundimisht do të duhet ta publikojë listën përfundimtare.
Prolongimi ka ndodhur për shkak të refuzimit të kërkesës së LSDM dhe BDI për shlyerjen e listës zgjedhore të votuesve të cilët në numër më të madh ishin regjistruar në adresat e njëjta, dhe kanë dokumente të parregullta për qëndrim, si dhe për votues për të cilët thuhet se janë të vdekur.
Edhe përkundër debateve të ashpra KSHZ vendosi që në listë të mbeten edhe votuesit e Pustecit dhe 202 personave për të cilët nuk dihet nëse janë gjallë apo të vdekur.
Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 24 mars. Nëse ka raund të dytë më 27 prill do të votohet edhe për deputetët e rinj. Listat e kandidatëve për deputetë përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve deri te KSHZ-ja duhet t'i dorëzojnë më së voni deri më 29 mars.
