Çavkov shkarkon kryeshefin e “Alfave”, PSP: Dimovski i emëruar nga ne, u shkel ligji

23.05.2016 18:04

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, ka ndërruar kryeshefin e njësitit “Alfa” dhe në vend të tij, ka emëruar Ivica Anteskin...

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, ka ndërruar kryeshefin e njësitit “Alfa” dhe në vend të tij, ka emëruar Ivica Anteskin, i dyshuari i prokurorisë speciale,  në rastin Tortura  dhe një nga personat që ka përfituar nga falja presidenciale.

Nga prokuroria speciale thonë se kryeshefi i shkakruar i Alfave, Dimoski llogaritet si hetues në Prokurorinë Speciale Publike, dhe ministri Çavkov me shkarkimin e tij, ka shkelur ligjin për procedurë penale.

Aksush  nuk e ka pyetur PSP nëse mund të zëvendësohet hetuesi Dimoski, nga vendi i punës dhe të caktohet në vend tjetër pune, gjë që është në kundërshtim me ligjin për procedurë penale, i cili është i qartë se çdo hetues, i emëruar me urdhër të cilitdo prokurori nga Maqedonia, punon nën kontroll dhe urdhër të tij në të njëjtin vend pune kur për të është dhënë urdhri për hetues, derisa prokurori publik ta ndryshojë urdhrin.

Askush nuk guxon të veprojë në kundërshtim me këtë dispozitë, thuhet në nenin 50 të ligjit.

Kryeshefi i ri i Alfave,  Antevski , edhe më herët ka qenë komandant në këtë njësit  dhe u bë i njohur për publikun për  mënyrën e arrestimit të ish ministrit të Brendshme, Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011,  me urdhër të shefit të DSK-së Sasho Mijallkov.

Çavkov, gjithashtu e ka ndërruar kryeshefin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohrit. Më parë me këtë pozitë ka udhëhequr Sasho Smileski, i cili është u emërua nga ish ministri teknik i MPB-së, Oliver Spasovski.