Deponia “Rusino”,Banorët bllokojnë rrugën; Bejta: Secila komunë ta zgjidhë vetë problemin

23.05.2016 18:31

Ata bllokuan rrugën që të çon te deponia duke ndalur kamionët e mbeyturinave të komuanve të tjera të zbrazen në Rusino....

Banorët e fshatrave të Gostivarit kanë protestuar edhe sot kundër përdorimit të deponisë rajonale të Rusionos edhe nga 8 komunat e tjera të rajonit të Pollogut.

Ata bllokuan rrugën që të çon te deponia duke ndalur kamionët e mbeyturinave të komuanve të tjera të zbrazen në Rusino.

Kreu i Gostivarit Nevzat Bejta, në mbështetje të protestës së banorëve, ka kërkuar nga komunat e tjera që vetë t’ia mendojnë zgjidhjes së cështjes së mbeturinave.

Në takimin e sotëm me protestuesit, Bejta u dakordua që të vazhdojë bllokada kundër të gjithë kamionëve të komunave të tjera.

“Kemi ra dakord që mbetjet komunale të qytetit të vet ti lejojnë ndërsa të regjionit do të bllokohen. Edhe unë jam në mbështetje të banorëve të Banjicës. Problemi i deponisë regjionale të zgjidhet një herë e përgjithmonë për gjithë regjionin, dhe secili qytet le të mendoj për ta zgjedhur problemin e vet në qytetin e vetë” – tha Kryetar i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Bejta ka këkruar ndihmë edhe të Ministrisë së Ekologjisë për zgjidhjen e  këtij problemi që daton prej vitesh,  por për momentin duket se mungojnë mjetet për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e një fabrike për riciklimin e mbeturinave. (Lulzim Haziri, TVM2)