Botë

Nga një zjarr i madh në Tajlandë jetën e humbën 17 fëmijë

23.05.2016 19:45

Së paku 17 vajza e humbën jetën gjatë zjarrit i cili shpërtheu në dhomë gjumi në një shkollë vajzash...

Së paku 17 vajza e humbën jetën gjatë zjarrit i cili shpërtheu në dhomë gjumi në një shkollë vajzash në pjesën veriore të Tajlandës, kumtoi sot policia lokale.
 
"Nga zjarri janë lënduar edhe pesë fëmijë, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike", deklaroi shefi i policisë qarkore, koloneli Prajad Singsin.
 
Zjarri shpërtheu natën e kaluar kur vajzat, të moshëps prej pesë deri 12 vjeç, kanë fjetur në shkollën krishtere Pitakatvia në distriktin Vang Pa Paou në provincën Çang Rai.
 
Sipas raportit preliminar, zjarri është shkaktuar nga defekti në ndriçim në përdhesë të objektit.
 
Gjatë zjarrit në dhomën e gjumit ka pasur 36 fëmijë nga 142, sa e vizitojnë shkollën./mia