Maqedoni

“Revolucioni i Larmë”, protestojnë para qeverie dhe kuvendi (FOTO)

23.05.2016 21:42

Protesta e “Revolucionit Laraman” edhe sonte nisi para Prokurorisë Speciale, në shenjë mbështetje ndaj këtij institucioni...

Protesta e “Revolucionit Laraman” edhe sonte nisi para Prokurorisë Speciale, në shenjë mbështetje ndaj këtij institucioni, ndërsa në mesin e kërkesave kryesore protetuesit kanë tërheqjen e vendimit të presidenti Ivanov për abolimin e 56 politikanëve.
 
Protestuesit hodhën ngjyrë në Qeveri dhe në Kuved. Protestuesit sonte shprehën revoltën e tyre me shprehjet se më nuk do të lejojnë të korruptuarit të sundojnë me jetën e qytetarëve dhe se do të luftojnë për një vend më të mirë. 
 
“Ne këtu po e shënojmë historinë qytetare të Maqedonisë, të Maqedonisë së drejtë, të Maqedonisë kur kriminelët përfundojnë në burgje dhe këtu nuk ka kompromis. Ne nuk trembemi, jemi këtu dhe nuk fshihemi sikur ju që fshiheni. Liria nuk ka çmim”, shprehet protestuesi.
 
Protestuesit poashtu kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit Ivanov, deklarimin e gjykatës kushtetuese për kushtetutshmërinë e Prokurorisë speciale Publike dhe formimine një qeverie kalimtare e cila do ti implementojë deri në fund reformat nga raporti i PRIBE-së.
 
Ajo që e veçonte këtë ditë ishte edhe vendosja e kukullave me fytyrat e ish ministrave Janukullovska, Janakievski dhe Protuger.
 
Njëherit protestuesit kërkojnë që edhe sektori civil të përfshihet në bisedime për zgjidhjen e krizës politike në vend, pasi siç thonë politikanët vetëm po e thellojnë krizën, të cilës nuk po i duket fundi edhe pas anulimit të datës së zgjedhjeve, që ishte njëra nga kërkesat e protestuesve dhe e vetmja që u plotësua deri më tani.
 
Protesta kaloi e qetë dhe protestuesit paralajmeruan se ato do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI