Botë

Junker: BE-ja do duhet të pranojë dy milionë refugjatë

23.05.2016 22:04

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker sot deklaroi se Bashkimi Evropian do të mund të pranonte dy milionë refugjatë...

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker sot deklaroi se Bashkimi Evropian do të mund të pranonte dy milionë refugjatë edhe krahas tensioneve midis vendeve-anëtare.
 
"Duhet të jetë e mundur për një kontinent prej 508 milionë njerëzve që në mënyrë adekuate të integrojë dy milionë refugjatë", theksoi Junker në fjalimin para liderëve të PE-së në Luksemburg.
 
Ai shtoi se nuk ndjehet mirë kur flet me liderët e Jordanisë dhe Libanit, të cilat janë shtete më të varfra se BE-ja, por kanë pranuar më shumë refugjatë nga BE-ja.
 
Migrimi po bëhet temë gjithnjë e më e ndjeshme në BE, e cila po i përçan vendet anëtare dhe po e përforcon mbështetjen për politikat ultra djathtiste dhe antiemigruese./mia