Botë

Obama: Vietnami të respektojë të drejtat e njeriut

24.05.2016 11:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka bërë thirrje Vietnamit që të respektojë lirinë e fjalës dhe të shtypit dhe t’i përfshijë ato në kushtetutën e vendit...

Duke folur në Hanoi, Obama ka thënë se Vietnami nuk duhet të frikësohet nga respektimi i këtyre të drejtave. Ai ka thënë se repsektimi i tyre e përforcon stabilitetin dhe nuk e kërcënon atë.
 
Vitenami kritikohet vazhdimisht për shkelje të të drjetave të njeriut. Shteti komunist ka rreth 100 të burgosur poitikë. Qeveria në Hanoi thotë se vetëm shkelësit e ligjit ndëshkohen.